Maqedoni
KRRE, shtrenjtohet çmimi i derivateve të naftës
08.02.2021 19:05
Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet...

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
Sipas vendimit të KRRE-së çmimet e benzinave shtrenjtohen për një denarë e gjysmë, ndërsa Dizeli për një denarë, që do të thotë se një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 62,50 denarë, një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64,50 denarë, ndërsa një litër EURODIZEL do të shitet për 53,00 denarë.
