Maqedoni

Parashikimi i motit

09.02.2021 09:05

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut, sidomos pasdite. Reshje më të mëdha pritet të ketë në pjesën perëndimore.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 11 deri 16 gradë celcius.
 
Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsiusë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Të premten parashihet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave.