Botë

Stuhia përfshin Stambollin, era e fortë shkatërron çdo gjë

09.02.2021 10:18

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara...

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e rëndë, me pemë dhe çati të rrëzuara.
 
Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në pjesën evropiane të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpaşa, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.
 
Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës.
 
Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.
 
Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.