Botë

“Ngrin” europa, temperature të akullta në shumë shtete

09.02.2021 11:17

I ftohti i acartë vijon të mbajë të pushtuar pjesën veriore të Evropës duke lëvizur drejt lindjes....

Stuhia Darcy ka përfshirë të gjithë Evropën Veriore, duke mbuluar Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Gjermaninë në dëborë, duke sjellë temperatura të akullta.

Holanda është goditur nga stuhia e saj e parë e madhe e dëborës në një dekadë, duke detyruar qendrat e vaksinimit, shkollat dhe vendet e testimit të Covid të mbyllen. Autoritetet kanë shpallur një emergjencë të kodit të kuq pas stuhisë që goditi vendin me erëra me shpejtësi 55 milje në orë dhe temperature që u ulën  në -6 celsius. Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pse duhej të fillonin me mësim këtë javë.  
 
Edhe në disa zona në Mbretërinë e Bashkuar moti I keq ka detyruar autoritetet të mbyllin qendrat e vaksinimit të virusit korona dhe shkollat. Paralajmërimet për borën përfshijnë pjesën më të madhe të Anglisë dhe Skocisë, si dhe pjesë të Irlandës së Veriut deri të mërkurën. 
 
Në Poloni reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Rrugët janë të bllokuara dhe shërbimet e pastrimit të rrugëve nuk mund të vijojnë punën e tyre.
 
Edhe Turqia është goditur nga një tuhi e fuqishme. Era rrëzoi pemë e cati shtëpish në Stamboll. Janë anuluar shërbimet e linjave të trageteve dhe linjat e autobuzëve  mes Stambollit dhe Bursës.
 
Në Rusi gjatë kësaj jave kryeqyteti është mbuluar nga një valë rekord e të ftohtit. Gjatë natës temperatura ka shkuar në minus 30 gradë Celsius, 12 gradë më pak sesa parametrat normal. Në qytetet më të prekura nga i ftohti nxënësve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi