Maqedoni
Rasti “Shkallët spanjolle”, 90 ditë nga seanca e fundit, gjykimi nga e para
09.02.2021 12:58
Gjykimi i sotëm për lëndën “Shkallët spanjolle” filloi nga fillimi...

Gjykimi i sotëm për lëndën “Shkallët spanjolle” filloi nga fillimi, pas skadimit të afatit 90 ditor nga nga seanca e fundit e mbajtur.
I akuzuari i parë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, në fjalët e përsëritura hyrëse tha se nuk ndihet fajtor dhe se nuk e ka të qartë aktakuzën. Edhe të akuzuarit e tjerë ripërsëritën se nuk e kanë të qartë për çfarë akuzohen. Në rastin “Shkallët spanjolle”, përveç ish-ministrit Janakieski, akuzohen edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smiljanova. Ata akuzohen se me shitje të paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro. Akuza në këtë rast përfaqësohet nga prokurorja publike Ivana Trajçeva, ndërsa seancën e drejton gjykatësi Vladimir Tufegxhiq.
