Kulturë

Arlind Huseini, drejtor i ri i Qendrës së Kulturës në Tetovë

09.02.2021 13:09

Arlind Huseini është emëruar drejtor i ri i institucionit kombëtar Qendra e Kulturës “Ilo Anteski -Smok” në Tetovë....

Arlind Huseini është emëruar drejtor i ri i institucionit kombëtar Qendra e Kulturës “Ilo Anteski -Smok” në Tetovë. Huseini, i lindur në vitin 1977, vjen nga pozita e punës shef i kabinetit të sekretarit shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës ku ka punuar gjatë tetë viteve të kaluara. 
 
Për publikun sportdashës, Arlind Huseini është i njohur për angazhimin e tij në karate. Ai është themelues dhe trajner i klubit të karatesë “Fati” – në Tetovë që nga viti 2001, me të cilin është organizator i turneut ndërkombëtar “Tetova Open”. Njëherësh është selektor i reprezentacionit të karatesë për juniorë më të moshuar prej 18 deri 21 vjet. Ka diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike, ndërsa ka përfunduar studime pasunivesritare për menaxhment sportiv.
 
Ushtruesi i deritanishëm i detyrës, Artan Arsllani kthehet në pozitën e drejtorit artistik.