Maqedoni
Inspektim në spitalin e Manastirit për operacionin cezarian nga mjekja pa lcencë për punë
09.02.2021 13:37
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, hynë sot në spitalin e Manastirit...

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, hynë sot në spitalin e Manastirit, pasi policia raportoi se një mjeke pa licencë për punë në RMV, ka kryer një operacion cezarian në këtë spital. nga MInistria e Shëndetësisë presin rezultatet e këtij inspektimi, për të vendosur se çfarë masash do të marrin në këtë rast.
MPB tashmë ka konfirmuar se një mjeke nga Beogradi, pa licencë të duhur për të punuar të dhënë nga Dhoma e Mjekëve të RMV-së, tejkaluan autoritetin e tyre duke kryer operacionin. Mjekja ëhstë bashkëshortja e mjekut MV, një gjinekolog 33-vjeçar në spitalin e Manastirit, që akuzohen për mashtrim bashkë me gjinekologun 60-vjeçar G.C. nga Manastiri, I punësuar në repoartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në spitalin e Manastirit. Operacioni u zhvillua më 1 janar të këtij viti. Nga spitali i Manastirit kanë konfirmuar se i gjithë personeli mjekësor, i pranishëm atë ditë në sallën operative, po përballet me procedura disiplinore.
