Botë
OBSH përfundon hetimet në Wuhan e pamundur që virusi të ketë dalë nga laboratori
09.02.2021 14:00
Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve të OBSH-së që po hetojnë origjinën e Covid-19 kanë përfunduar misionin e tyre katër javor në Wuhan...

Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve të OBSH-së që po hetojnë origjinën e Covid-19 kanë përfunduar misionin e tyre katër javor në Wuhan, vendi që u konsiderua si origjina e shpërthimit të virusit. Shkencëtarët e OBSH-së thanë se është ‘jashtëzakonisht e pamundur’ që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që kjo teori të mos zhvillohet më tej. Peter Embarek, udhëheqësi i ekipit të OBSH-së, tha që studimet e mëtejshme duhet të kryhen për të zbuluar nëse virusi është importuar në vend, ndoshta nga mishi i ngrirë i shitur në tregun në Wuhan.
OBSH gjithashtu mbështeti pohimet e Pekinit se nuk ka prova të transmetimit në Wuhan ose diku tjetër në Kinë para dhjetorit të vitit 2019, pavarësisht provave se virusi po qarkullonte globalisht disa muaj më herët. Megjithatë ekipi nuk kishte arritur të përcaktojë se nga vinte virusi ose si u hodh ai për herë të parë tek njerëzit.
Spjegimi më i mundshëm është se virusi kaloi nga një kafshë tek një tjetër ndërmjetëse, që ka rënë në kontakt të ngushtë me njerëzit, para se të bënte kalimin te njerëzit. Kafshët ndërmjetëse mund të përfshijnë produkte të ngrira ose të ftohta të kafshëve të shitura në tregjet në Wuhan, përfshirë ato të importuara nga jashtë. Teoria e dytë më e mundshme është që virusi u hodh drejtpërdrejt nga mbartësi i tij tek njerëzit dhe i konsideroi lakuriqët e natës si një burim të mundshëm. Ekipi ndërkombëtar i OBSH vizitoi Tregun e Ushqimeve në Wuhan që ishte i lidhur me rastet e para të virusit. Ata vizituan edhe spitalin rajonal dhe Institutin e Virologjisë dhe kërkuan të dhëna të siguruara nga autoritetet kineze në Hubei.
