Maqedoni

Kuzeska: Milloshoski të sqarojë a ka qenë i dënuar

09.02.2021 14:20

LSDM ka akuzuar deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milososki, se është dënuar nga një gjykatë në Gjermani...

LSDM ka akuzuar deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milososki, se është dënuar nga një gjykatë në Gjermani, disa vite më parë, për falsifikim të dokumenteve. Nga LSDM thonë se nëse ky informacion konfirmohet, atëherë Millososki duhet të kërkojë falje publike nga qytetarët dhe të japë menjëherë dorëheqje.
 
"Për këtë turp të madh, Millososki nuk duhet të ikë dhe të fshihet, por menjëherë të japë llogari para qytetarëve. Ai e ka detyrim të flasë publikisht për këtë skandal, ashtu si Hristijan Mickoski. Çfarë krimesh bëri ai në 2004 dhe 2005 në Gjermani? Pse ua fshehu të dhënave qytetarëve? A është gjenerimi intensiv i lajmeve të rreme për të mbuluar krimet e veta të tyre?", tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
 
Milloshoski: Duan të më heshtin duke trilluar lajme të rreme
 
Por vetë Milloshovski i quan informacionet e partisë në pushtet si lajme të rreme në përpjekje për ta heshtur. Përmes një postimi në Facebook, ku përmend edhe të tjera lajme të rreme të fabrikuara kundër tij gjatë viteve, Milloshovski I apelon qeverisë që në vend që të përpiqet të heshtë kritikat nga opozita, të marrë më në fund përgjegjësinë për premtimet e rreme për qytetarët dhe për ekonominë që është viktimë e regjimit hibrid dhe korrupsionit historikisht më të lartë.
 
SEDAT SELIMI