Maqedoni
Brutaliteti policorë në Manastir, fillon gjykimi, kërkohet drejtsi
09.02.2021 14:57
Ka filluar procesi gjyqësor për rastin e brutalitetit policorë ndaj disa qytetarëve të nacionalitetit rom në Manastir që ndodhi në shtator të viti të kaluar....

Ka filluar procesi gjyqësor për rastin e brutalitetit policorë ndaj disa qytetarëve të nacionalitetit rom në Manastir që ndodhi në shtator të viti të kaluar. Seanca e sotme u anula, me kërkesë të të akuzuarit të vetëm në këtë rast pjestar I policisë I cili kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen. Nga iniciativa Avaja shprehin shqetësimin se në këtë rast ishin më shumë pjestarë të policisë por që të njejtit janë kthyer në vendet e tyre të punës. Kthimi i tyre në punë mund të ndikojë negativisht dhe të krijojë përshtypjen se rastet e tilla nga ana e pjestarëve policorë ndaj qytetarëve janë të arsyeshme theksojnë nga Iniciativa Avaja.
"Për fat të keq tani për tani vetëm për njërin zyrtarët policorë po udhëhiqet procedurë jo edhe për të tjerët.Në këtë rast në mënyrë direkte ishin të involvuar 3-4 pjestarë të policisë .Kemi njohuri se një pjesë e këtyre zyrtarëve policorë tashmë janë kthyer në vendet e tyre të punës.", tha Elvis Shakiri nga Iniciativa qytetare Avaja.
"Proceset e tilla mund të pengohen vetëm nëse kemi edhe numër të konsiderueshëm të punësimeve të pjestarëve të policisë edhe nga nacionaliteti romë.", tha Albert Memeti nga Instituti për hetime dhe analiza të politikave "Romalitiko".
"Ne duam drejtësi dhe jo vetëm për mua ftesë por për të gjithë shokët që ishin me mua. Edhe ata janë të lënduar, gjithsej 5 persona jemi të rrahur pa as një arsye.", tha Nevza Jasharovski, i dëmtuar.
Nga iniciativa qytetare Avaja, së bashku me Shoqatën e juristëve të ri dhe Komitetit të helsinkit për të drejta të njeriut dënuan rastin dhe sjelljen e tillë dhe ofruan ndihmë juridike pa pagesë për të dëmtuarit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
