Maqedoni

Mickoski: Regjistrimi i politizuar që në fillim

09.02.2021 15:09

Regjistrimi i popullisësë sërish në shënjestër të kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Regjistrimi i popullisësë sërish në shënjestër të kreut të  VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kundërthëniet mes drejtorit dhe zëv/ drejtorit të Entit Shtetëror për Statistika,  sipas Mickoskit janë edhe një provë se ky proces është i politizuar. 
 
“Që nga momenti i parë, ata e politizuan atë. Që nga momenti i parë, në vend që të ishte operacion statistik ky u shndërua në operacion politik. Garë për përqindje, garë për numra. Ai nuk do të jep përgjigje për zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë. Këta njerëz nuk janë të aftë të japin rezultate. As drejtori dhe as zëvendësi i tij. Dhe e gjithë kjo do të jetë produkt i një kompromisi të rejshëm, apo marrëveshje politike.”, tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
 
Mickoski: Kemi dorëzuar nismën për nënshkrime
 
VMRO DPMNE është kundër regjistrimit gjatë këtij viti, rrjedhimisht nuk e votoi as Ligjin për Regjistrim, madje Mickoski njoftoi se ka dorëzuar në Kuvendin Republikan nënismën për grumbullimin e nënshkrimeve për shfuqizimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave.
 
“Dje kemi dorëzuar nismën deri te spikeri. Presim që Spikeri ta dorëzoj te komisionet amë në kuadër të Parlamentit, pastaj ata duhet t’i kthejnë pas te spikeri me arsyetimin se nisma është e regullt dhe më pas spikeri më njofton mua si propozues dhe organin kompetent, Ministrinë e Drejtësisë. Më pas distribuohen deri te njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe formalisht fillon grumbullimi i nënshkrimeve.”, tha Mickoski.
 
VMRO DPMNE kërkon që regjistrimi të pezullohet për një vit, përkatësisht të bëhet gjatë pranverës së vitit 2022. Konsideron se kjo qeveri është e paaftë dhe e korruptuar prandaj përsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohëshme.
 
LSDM: Mickoski, udhëheqës i një partie kriminale
 
LSDM nga ana tjetër, konsideron se Mickoski është humbës I dëshmuar dhe udhëheqës i një partie regjimi dhe kriminale.
 
“Edhe në hënë po të ngjitet, kosmonatuti Mickoski nuk do të mund të hik nga dështimet dhe krimet e VMRO DPMNE-së. Qytetarët e dijnë se në VMRO DPMNE, matrica kriminale është e pranishme fuqishëm prandaj kjo parti është mundur në zgjedhje gjashtë herë rradhazi.”– thuhet në kumtesën e LSDM-së. 
 
SHPËTIM NUREDINI