Maqedoni

HOTAM dhe agjencioni i turizmit stafi i hoteleve të ketë përparësi për vaksinim

09.02.2021 15:22

Shoqata e hotelierive dhe agjencioni i turizmit, janë duke i harmonizuar protokollet për udhëtime dhe akomodime në baza evropiane...

Shoqata e hotelierive dhe agjencioni i turizmit, janë duke i harmonizuar protokollet për udhëtime dhe akomodime në baza evropiane, që vendi ynë të përfshihet në listën e vendeve të sigurta si destinacion turistik këtë vit. Nga agjencioni i turizmit shpresojnë që së shpejti të fillojë vaksinimi kundër COVID 19 në vend dhe se presin që punëtorët turistik të kenë përparësi, në mënyrë që të turistët të ndihen të sigurtë. Ata gjithashtu lajmëruan se nga marsi, janë paraparë aktivitete të cilët do të tërheqin turistët, një nga targetet do të jetë udhëtimi i lirë me Holandën dhe Poloninë për të rikthyer linjat ajrore në Ohër. 
 
“Është shumë prioritet që në vitin 2021 të krijojmë kushte për zonat e gjelbra, me Holandën, sepse Holanda, kur flasim për destinacionin turistik në vendin tonë si Ohri, është shumë e rëndësishme, këtu janë operatorët e mëdhenj turistikë, të cilët në kushte të caktuara do të përpiqemi t'i sjellim.”, tha Ljupço Janevski, drejtor i agjencionit të turizmit.
 
Parashihen masa të përmirësuara për mbrojtje nga virusi edhe nëpër dhomat e hoteleve. Vaksinimi është thelbësor për hotelierët dhe ata duan që ai të fillojë më parë për të tërhequr turistë nga jashtë, së bashkë me fushatat e forta promovuese. 
 
“Sigurisht që një nga kërkesat tona to dë të jetë që punëtorët hotelierik të jenë prioritet që duhet të vaksinohen, që të jepet një pamje që ne jemi destinacion i sigurtë. Do të duhet të ndahen fonde për fushatat që do të bëjmë që mysafirët që do të vijnë të ndjehen 100% të sigurtë. Ne do të kërkojmë që të bëhet një protokoll dhe qendër thirrjesh, që nëse një mysafir vjen dhe ka simptoma, ai duhet të dijë se ku të telefonojë.”, tha Kërste Blazheski, Kryetar i HOTAM.
 
Ende nuk dihet nëse vendet evropiane do t'i lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë jashtë unionit evropian. Edhe këtë vit pritet që 65% e mysafirëve të jenë vendas, ndërsa 35% nga rajoni. 
 
ILMIE ZHAKU