Samiti kinez me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, 17+

09.02.2021 16:13

Koha është për tu përgatitur për periudhën post-covid....

Koha është për tu përgatitur për periudhën post-covid dhe rimëkëmbjen e shoqërisë dhe ekonomisë, tha kryeministri Zoran Zaev në  paraqitjen e tij online në samitin  kinez me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, 17+. 

Sipas tij, ngritja ekonomike kërkon intesifikim dhe bashkëpunim mes shumë shteteve botërore.

Ai i vlerësoi debatet e shtetit kinez shumë të rëndësishme në kushte  të vëshira pandemie.

Zaev: Koha të përgatitemi për periudhën post - covid

Siç kumtojnë nga shërbimi qeveritar, Zaev ka thënë se procesi i bashkëpunimit me republikën kineze përmes projekteve të ndryshme, ka potencial për të arritur efikasitet më të madh  në dobi të vendit tonë si dhe të rajonit. 

"Tani është koha për t'u përgatitur për epokën post Kovid dhe rimëkëmbjen e shoqërive dhe ekonomive tona, dhe në atë drejtim është sigurisht e rëndësishme të intensifikohen format e ndryshme të bashkëpunimit ekonomik. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se bashkëpunimi brenda 17 + 1 duhet të përqendrohet në projekte specifike dhe të ketë rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar dhe projekteve të infrastrukturës kapitale".

Kryetari i Bankës Popullore të Kinës Si Xhinping shpalosi në video konferencë  se për pesë vitet e ardhshme Banka kineze  ka miratuar planin për vlerësim më të madh të eksportit nga vendet  evropiane në lartësi nga 15 miliard dollarë, si dhe rritjen e bashkëpunimit në shumë sfera si:  bujqësisë, energjetikës, infrastrukturës rrugore, arsimit dhe shëndetësi. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)