Likovë, rikonstruohet shtëpia e shëndetit “Likovë”
Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore....

Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, në Likovë ka filluar rikonstruimi i nënkulmit të Shtëpisë së Shëndetit, me çka u ofrohen lehtësi më të mëdha banorëve të Komunës së Likovës gjatë shërbimeve mjeksore.
“Do të vizitojmë kryerjen e punimeve në nënkulmin e objektit tonë, do të lirohen hapsira me qëllim që sa më mirë të funksionojmë”, tha Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit - Likovë, Rukije Miftari.
“Bëhet fjalë për investim buxhetor ku kap vlerën e rethë 5 milion denarëve, dhe me sa po shof punimet po kryhen me një tempo aq të shpejtë sa që besoj se nuk do të arriten afatet ligjore për për përfundimin e punëve të këtij institucioni, i uroj dhe i përkrahë deri në djersën e fundit me të gjitha kapacitet e mia personale institucionale dhe shoqërore”, tha mes tjerash Zv. Ministri i Shëndetësisë në RMV, Ilir Hasani.
“Bashkarisht ne si pushtet lokal, me zv/ministrin dhe deputetët, arritëm që në këtë objekt të bëjmë edhe rikonstruimin në vlerë rreth 5 milionë denarë që është një investim i duhur dhe në kohë të duhur pasiqë jemi në kohë pandemie e besoj që do ti shërbejë personelit mjekësorë”, - u shpreh Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Ndryshe ky institucion shëndetësor është në funksion të banorëve të komunës së Likovës për 24 orë në ditë dhe ndrroi statutin e vet nga Stacion i Shëndetit në Shtëpi të Shëndetit. (Fatlum Aqifi, TVM2)
