Regjistrimi i popullsisë, ESHS: Do të zbatohet edhe përkundër presioneve
Enti shtetëror i statistikës mbetet në qëndrimin....

Enti shtetëror i statistikës mbetet në qëndrimin se regjistrimi është vetëm operacion statistikorë dhe në mënyrë të tillë do ta zbatohet edhe përkundër vetëdijës për presione politike të cilave duhet të ju rezistohet.
Kështu deklaroi drejtori i entit të statistikës Apostoll Simonovski në debatin e organizuar nga Civil.
Ai theksoi se iniciativa e tij ka qenë që gjatë regjistrimit të mos shënohen përkatësit etnikë dhe fetare me qëllim ti iket politizimit të këtij procesi por pas presionit të organizatave joqeveritare një ide e tillë është tërhequr.
“Jemi të vetëdishëm, ishim dhe do të jemi edhe më tutje se do të ketë presione politike por varet nga ne nëse do të arrijë të ju rezistojmë apo jo. Fort jemi të vendosur të shkojmë deri në fund dhe ky operacion të jetë vetëm statistikorë dhe benefitin e sajë ta ken të gjithë qytetarët dhe gjithçka tjetër është në dëm të qytetarëve…Edhe sot sikur mos të ishtë përkatësia etnike gjatë regjitrimit , askujt nga subjektet politike nuk do ti interesonte se çfarë do të nodhë me rejistrimin atë ua vërtetoj” – tha Drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simonovski.
Shilegov: Nga mos realizimi humbin të gjithë
Pasoja më të mëdha nga mos realizimi i regjistrimit për 20 vite më së shumti i bartë sektori i biznesit,vetëqeverisja lokale si dhe të gjitha institucionet e shtetit si shëndetësia,arsimi shkenca etj. Janë të domosdoshme këto të dhëna thotë kryetari I BNJVL-së.
Nuk kemi të drejtë që për poena politike ditore ti ndërpresim proceset strategjike të shtetit thotë Shilegov.
“Tentimet për politizëm ,jo politik, apele për bojkote dhe nuk di se çfar tjetër nga struktura të caktuara politike që plasohen në opinion nuk janë asgjë tjetër vetëm se tentim për shkatërrim të proceseve që thjesht duhet patjetër ti realizojmë.
Nga ky operacion statistikor mund të kemi vetëm benefite ndërsa i njejti në mungesë të programeve partiake ka filluar të përdoret për pikë politike për zgjedhjet e ardhëshme lokale” – u shpreh Kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov.
Civil: Po përdoret për përfitime politike
“Shoh se ka një lloj tentimi të disa strukturave poltike që sërisht të aktvizohen në jetën politike duke shfrytëzuar operacionin statistikor siç është regjistrimi….Përkatësit etnike që janë me numër më të vogël, sikur janë lënë anash, dhe jepet përshtypja sikur regjstrimi luftohet të jetë mes dy etnive më të mëdha në vend” – deklaroi Dehran Muratov, gazetar, Koordinator i CIVIL.
Nga vetqeverisja lokale shprehen të gatshëm të japin kontribut për zbatimin e procesit të regjistrimit. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
