9 viktima, 476 raste të reja, 407 të shëruar

09.02.2021 18:23

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2863 teste të kryera....

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2863 teste të kryera 476 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit 407 pacientë janë shëruar. Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 95.347, numri i pacientëve të shëruarve është 85.846, numri i vdekjeve është 2.955, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.546.