VMRO – DPMNE akuzon Filipçen se një mjek ka kryer operacion pa licencë
VMRO DPMNE akuzon ministrin e shëndetsisë...

VMRO DPMNE akuzon ministrin e shëndetsisë Venko Filipce për shkak se një mjekë i rremë i palicencuar në spitaln e gjinekologjis në Manastir ka kryer një operacion. Sipas VMRO-DPMNE-së, vepra është kryer me 1 janar dhe është heshtur.
Përveq ngjarjes në Manastir ata e akuzuan edhe për vonomin e vaksinave.
“Unë nuk e kam dëgjuar Dr. Çekarovskin. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt në lidhje me këtë çështje. Drejtori më informoi se ka një rast të tillë gjatë javës së kaluar dhe dje kjo ishte në media. Sidoqoftë, do të pres raportin special nga mbikëqyrja” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Operacioni i kryer nga gjinekologu i rremë është dëshmi e prishjes së sistemit shëndetsor. Gjinekologu i rremë nga Spitali i Manastirit jo vetëm që hyri në sallën e operacionit por gjithashtu kreu një operacion dhe askush nuk e ndaloi atë. I gjithë sistemi i drejtuar nga Filipce dështoi, kurse përgjegjsi duhet të ketë nga vertikalja deri tek Filipçe” – tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
