UNSH takon Kryeministrin Zaev, takim i frytshëm, për format e zgjidhjes së maturës
Përfaqësues të Unionit të Shkollave të Mesme...

Përfaqësues të Unionit të Shkollave të Mesme të udhëhequr nga Kryetari Blendi Hodai, realizuar takim me Kryeministrin Zoran Zaev lidhur me kërkesat e tyre për modifikimin e matures shtetërore.
Takimi rezultoi I frytshëm me çrast do të diskutohet për format e mundshme të zgjidhjes së kësaj çështjeje. Nëse kjo nuk ndodh paralajmërohet veprime më radikale.
Nga Unioni I nxënësve theksuan se më 11 shkur do të debatohet në Kuvend për kërkesat e tyre.
“Ekziston vullneti te Kryeministri që të gjindet zgjidhje në lidhje me maturën shtetërore . Të gjitha mundësitë që I kemi edhe përmes Kuvendit por edhe përmes Qeverisë , do të mundoheni ti analizojmë dhe të marrim vendim konkret së bashku me maturantët se cilat do të jenë zgjidhejt më të mira sepse dihet se në Kuvend mund të ketë lloj lloj matodash që të bllojojnë seancën plenare që kërkesat tona të mos mund të pranohen. Në rast se kjo nuk do të ndodh nga 1 marsi do të fillojmë me tenda përballë Mashit dhe do të qëndrojmë atje deri sa të pranohen kërkesat tona” – u shpreh Kryetari i Unionit të nxënësve, Blendi Hodai.
