Maqedoni
Parashikimi i motit
10.02.2021 09:02
Paradite mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare...

Paradite mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, përkohësisht erë e përforcuar jugore. Kah fundi i ditës në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të shiut.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 12 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm, pasdite me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 16 graadë Celsius.
Nën ndikim të valës së re të lagësht të enjten sërish do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa në pjesët malore në perëndim do të bie dëborë. Për shkak të depërtimit të masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu, të enjten pasdite do të fillojë të fryejë erë e fuqishme veriore, që do të mbajë edhe në ditët në vijim dhe do të kushtëzojë ftohje të dukshme. Gjatë fundjavës do të ketë reshje lokale të dëborës. Temperaturat e mëngjesit do të jenë shumë të ulëta, ndërsa të ditës do të jenë nën zero.
