Fon Der Lejen: BE shtyu për tre muaj periudhën e vaksinimit

10.02.2021 15:39

Bashkimi Evropian e anuloi për tre muaj periudhën....

Bashkimi Evropian e anuloi për tre muaj periudhën e parashikuar për vaksinim kundër Kovid-19, ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, duke folur në parlamentin evropian. Ajo pranoi se BE-ja është vonuar në miratimin e vaksinave dhe ka qenë shumë optimiste lidhur me prodhimin masiv dhe dërgesave me kohë.

 “U vonuam me miratimin. Ishim tejet optimist, i nënvlerësuam vështirësitë e prodhimit masiv. Ndoshta ishim tepër të sigurt, duke besuar se porositë do të dërgohen në kohë. Qëllimi Unionit tani është të vaksinohen 70 për qind nga popullata e moshuar deri në fund të verës, në vend se deri në fillim.”,- tha kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen.

Bashkimi Evropian, me 450 milionë banorë, ka nënshkruar marrëveshje me gjashtë kompani, për blerjen e rreth 2,3 miliardë doza të vaksinave.

Muajin e kaluar “AstraZeneka” dhe “Fajzer/BioNTek” janë kritikuar për shkak të paralajmërimeve për anulim të dërgesave të vaksinave, ndërsa përfaqësuesit më të lartë të BE-së pohojnë se Unioni ka dhënë kontribut financiar në hulumtimet e tyre, si garanci për qasje prioritare deri te vaksinat.

Derisa BE tejkalon shifrën e 500 mijë të vdekurve, Komisioni Evropian po përballet me kritika për skemë të ngadalshme të vaksinimit.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Varianti i ri i virusit korona i identifikuar për herë të parë në Britani, tani është identifikuar në 86 vende. OBSH-ja ka monitoruar, gjithashtu, dy variante të tjera të koronavirusit që përhapen në mënyrë aktive, atë të Afrikës së Jugut dhe atë në Brazil.

Sipas të dhënave, që nga 7 shkurti, varianti afrikan është raportuar në 44 vende, ndërsa braziliani në 15 vende.

Shkencëtarët thonë se është normale që virusi ndryshon dhe evoluon, por kanë frikë se ndonjëri nga variantet mund të shndërrohet deri në shkallë që shkaktojë sëmundje më të rëndë ose ë shmang mbrojtjen nga vaksinimi.

Ndërkohë numri i të infektuar në nivel botërorë që nga fillimi I pandemisë ka arritur në rreth 107 milion njerëz, prej të cilëve mbi 2 milion e 343 mijë persona kanë humbur jetën. (Gyltene Sinani, TVM2)