Botë

Edhe një viktimë nga sulmi i fundit në Jerusalem

19.11.2014 11:51

Edhe një polic i është shtuar numrit të të vrarëve nga sulmi i djeshëm në një sinagogë të Jerusalemit, duke e ngritur kështu në pesë numrin e viktimave...

Polici, është plagosur derisa i është përgjigjur sulmuesve që vranë besimtarët në sinagogë. Katër të tjerë janë vrarë nga sulmi në një sinagogë të Jerusalemit, i kryer nga dy palestinezë të armatosur me sëpata dhe thika, të cilët më pas u qëlluan për vdekje nga autoritetet e rendit.

Tre prej katër viktimave ishin amerikanë dhe një britanik.