Zaev: Do të implementojmë energjinë e gjelbër

10.02.2021 16:04

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev...

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pohoi se në RMV do të fillojë të implementohet skenari i energjisë së gjelbër e cila do t’i sjellë vendit benificione ekologjike dhe ekonomike. Kjo nënkupton që vendi do të fillojë zëvendësimin e thëngjillit me gaz, ajër dhe diell.

Sipas kryeministrit, tani vendi ka filluar të hartojë plan strategjik për energjetikën dhe këtë e dëshmojnë edhe investimet të cilat po bëhen në drejtim të gasifikimit të vendit. 

“Në tre vitet e fundit intensivisht është duke i investua në gasifikimin e vendit, janë duke i ndërtuar centrale fotovoltaike nëpër pronat private dhe shtetërore. Do të krijohet edhe Fondi për Efikasitet Energjetik dhe qëllimi i gjithë kësaj është që brenda 5 viteve të ardhshme të futemi në ciklus investimesh. Pra, deri në vitin 2026 REK - Bitola të ndryshojë modalitetin e tij nga thëngjilli të punojnë me elektrana fotovoltaike me fuqi prej 250 megabajt për prodhim të energjisë elektrike. Po ashtu jemi në fazën e përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e hidroelektranës Çebren që kanë shifrat e investimit nga 600 deri më 800 milion euro.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas drejtorit të Elektro Ekonomisë, Vasko Kovaçevski, prodhimi i Energjisë Elektrike duke e ruajtur ambientin është kërkesë edhe e BE-së dhe detyrim i yni.

“Prodhimi i Energjisë Elektrike me sa më pak gazra është qëllimi ynë strategjik dhe i gjatë. Transformimi Elektrik në vendin tonë po ndodh një shembull i tillë është Rek Osllomej, i cili nga prodhimi i thëngjillit është shndërruar në kapacitet në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Ndryshimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike me ajër dhe diell është shumë e dobishme edhe për ambientin.”,- u shpreh drejtori gjeneral i EEM-së, Vasko Kovacevski.

Njëherit u bë e ditur se kombinati REK – BITOLA ka nënshkruar 16 kontrata të cilat kanë mundësuar një stabilitet të funksionimit dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. (Fitim Kryeziu, TVM2)