Spitali “8 shtatori”, u hodh nga Kovid-qendra, humbi jetën një pacient

10.02.2021 17:16

Një pacient ka humbur jetën...

Një pacient ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i parë i Qendrës Covid në spitalin “8 shtatori”.

Siç njoftojnë nga Spitali “Pacienti i hospitalizuar në kujdesin intensiv në Spitalin “8 shtator” i moshës 70 vjeçare, në gjendje të rëndë dhe nën kontroll dhe vëzhgim psikiatrik, pavarësisht të gjitha masave të marra, në orët e mëngjesit u hodh nga dritarja e katit të parë.

Pavarësisht procedurave të ndërmarra të reanimacionit, ekipi kujdestar konstatoi vdekjen në orën 7:30 të mëngjesit. Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Prokurori Publik dhe Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit. Është kryer inspektim në vend, trupi është dorëzuar për autopsi, ndërsa ISSh po kryen inspektim të jashtëzakonshëm”, njoftuan nga spitali.

Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” që prej 15 marsit të vitit të kaluar është kovid-qendra kryesore shtetërore, ku aktualisht po trajtohen  80 pacientë.

Ndërsa siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore, në të gjitha Kovid qendrat në vend po trajtohen 591 pacientë.