LSDM: Deputeti Milloshovski ishte dënuar në Gjermani
LSDM kërkon dorëheqjen nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski....

LSDM kërkon dorëheqjen nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, me pretendimet se ai ka qenë i dënuar në Gjermani. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, thotë se një person që gënjen popullin e tij nuk mund të jetë deputet, prandaj ai duhet të kërkojë falje dhe të tërhiqet.
“Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka qenë i dënuat për krime në Gjermani. I dënuar nga gjykata në Ahen dhe gjobitur për krimet e kryera. Sipas dokumentit të publikuar, një nga arsyet e dënimit i referohet vjedhjes dhe keqpërdorimit të vlerës së vogël dhe përfitimeve mashtruese, sipas ligjit gjerman. Në vend që të paraqitej në publik duke u përgjigjur, Milloshoski u përpoq të fshihej pas rrjeteve sociale dhe të akuzonte të tjerët për spekulime.",- tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.
Milloshovski: LSDM krijojnë afera përmes falsifikimit
Në anën tjetër, Milloshoski akuzoi se LSDM qëndron pas gjithë kësaj, dhe sipas tij, gjatë 7 viteve të fundit, krijojnë afera përmes falsifikimit. Ai pretendon se bëhet fjalë për dezinformatë.
"Në këtë kontekst, unë vetëm do të përmend edhe një herë se spina të tilla, defokusime të tilla dhe dezinformata të tilla vërtetojnë vetëm se LSDM mbetet në aktivitetin e saj kryesor përmes dezinformatave të falsifikuara për të mashtruar publikun për të shmangur temat reale të diskutimit rreth korrupsionit të regjimit hibrid dhe papunësisë së lartë.",- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Milloshovski akuzon LSDM-në se punë primare i kanë aferat përmes falsifikimit, duke i akuzuar për falsifikim të pasaportave, falsifikimin e së vërtetës rreth liqenit të Smillkovës, falsifikimi i vdekjes së Nikolla Mlladenovit, të Tamarës së vogël dhe falsifikim të datës për BE. (Sanije Duraku, TVM2)
