Oda e Kontabilistëve: Kërkohet tërheqje e pr/ligjit

10.02.2021 17:39

Kontabilistët pranë Odës Ekonomike.....

Kontabilistët pranë Odës Ekonomike kërkojnë që të tërhiqet nga procedura parlamentare propozim ligji për kryerjen e veprimtarisë së kontabilitetit. Ata kërkuan takim urgjent me ministrin e financave, Fatmir Besimin, për t’i treguar për dobësitë e propozim ligjit dhe njëherit për të propozuar një zgjidhje më të qëndrueshme.

Propozim ligjin aktual e vlerësojnë diskriminues që rrezikon profesionin e tyre.

“Reagojmë ndaj propozim ndryshimeve ligjore, sepse mes tjerash ata parashohin hyrje të lehtë në profesionin e shtetasve të huaj. BE-ja nuk kërkon harmonizim të tillë, që do të thotë se me këtë manipulim në zgjidhjen ligjore vetëm bëhet ndërhyrje në tregun e ofruesve të shërbimeve të kontabilitetit nga jashtë dhe diskriminon dhe rrezikon kontabilistët në vend që nuk mund ta ushtrojnë të njëjtën të drejtë ndërkombëtarisht.”,- deklaroi Aleksandra Andreeva nga Oda e Kontabilistëve pranë Odës Ekonomike.

Kontabilistët: Qeveria të japë afat shtesë për raportet

Kontabilistët sërish kërkuan nga Qeveria që të zgjasë afatin e fundit për dorëzimin e llogarisë përfundimtare për kompanitë.

“Edhe në vitet paraprake kemi pasur problem, por këtë vit kemi problem shtesë për shkak se shumë kolegë kanë qenë në izolim shtëpiak. Situata është më e rënduar. Kërkojmë shtyrje për dorëzimin e llogarisë vjetore deri më 30.04. në formë të shkruar dhe deri në 15.05. në formë elektronike.”,- tha Bllagoja Grozdanov nga Oda e Kontabilistëve pranë Odës Ekonomike.

Zgjidhje më të mira ligjore dhe shtyrje të afatit për dorëzimin e llogarive vjetore kontabilistët kërkuan edhe përmes protestës që organizuan para Qeverisë. (Zekirja Mexhiti, TVM2)