Shqipëri, shifrat e larta imponuan ashpërsimin e masave
Shifrave me mijëra infektime në javë....

Shifrave me mijëra infektime në javë, Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri i është përgjigjur me zgjatjen e orës policore. Nga ora 22:30 që është aktualisht, duke nisur nga kjo e enjte, orari i ndalim-qarkullimit do të jetë nga ora 20:00 deri në orën 6 të mëngjesit.
Prej këtij orari, deri në orën 6 të mëngjesit do të qëndrojnë të mbyllura edhe baret dhe restorantet.
Komiteti i Eksperteve ngriti alarmin për infektimin e moshave të reja, duke deklaruar se edhe ata po shfaqin shenja të rënda klinike.
Nisur nga rritja e infektimeve të moshave, ministrja Manastirliu tha se shkollat e mesme do t’i rikthehen mësimit online.
Ndërkaq, për universitetet është parashikuar zgjatja e sezonit të provimeve. (Luljeta Ndoka, TVM2)
