Botë
Puçi në Mianmar, SHBA-ja sanksionon organizatorët
11.02.2021 09:23
Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi se kanë marrë vendim për sanksione kundër ushtarëve...

Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi se kanë marrë vendim për sanksione kundër ushtarëve që organizuan grushtin e shtetit kundër qeverisë civile në Mianmar.
Në një deklaratën për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Biden njoftoi vendimet e administratës së tij kundër grushtit të shtetit në Mianmar.
Biden edhe një herë dënoi grushtin e shtetit dhe u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë që “të lirojnë udhëheqësit civilë”.
Ai po ashtu tha se këtë çështje e kanë aktualizuar edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe gjithashtu e kanë diskutuar me aleatët ndërkombëtarë. Biden theksoi se gjithashtu do të vendosin sanksione ekonomike ndaj qeverisë së Mianmarit, duke përjashtuar ndihmat shëndetësore, shoqërinë civile dhe mbështetjet e ngjashme shoqërore, në përputhje me nevojat e popullit të Mianmarit.
