Botë
IN MEMORIAM, Ka ndërruar jetë gazetari Bedri Sadiku
11.02.2021 10:31
Ka ndërruar jetë gazetari Bedri Sadiku....

Ka ndërruar jetë gazetari Bedri Sadiku. I lindur në Preshevë, 65-vjeçari Bedri Sadiku për një kohë të gjatë ka qenë korrespodent nga Shkupi i gazetës “Rilindja”, ndërsa ka punuar edhe për shumë media tjerë, si të rajonit, ashtu edhe për media ndërkombëtare.
Një kohë, Bedriu ka qenë korepodent po i Rilindjes edhe nga Tirana, ndërsa ka qenë dëshmitarë i shumë ngjarjeve historike në luftën dhe pasluftën e Kosovës. Raportet e tij për padrejtësitë si në Kosovë, ashtu për padrejtësitë kundër shqiptarëve në Maqedoni janë transmetur gjithandej.
