Botë

Lavrov: kriza në Ukrainë, rezultat i Perëndimit

19.11.2014 12:08

Rusia ka akuzuar Perëndimin për krizën në Ukrainë, duke thënë se trazirat politike dhe konflikti i armatosur atje është rezultat i 25 vjetëve...

Rusia ka akuzuar Perëndimin për krizën në Ukrainë, duke thënë se trazirat politike dhe konflikti i armatosur atje është rezultat i 25 vjetëve të përpjekjeve nga ana e vendeve perëndimore për të forcuar sigurinë e tyre në kurriz të të tjerëve. 
 
Duke iu adresuar parlamentit rus, sot më 19 nëntor, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se Perëndimi “duhet të mbështesë procesin e marrëveshjeve reciprokisht të pranueshme, e jo të mbështesë partinë e luftës në Kiev, duke mbyllur sytë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, mungesës së ligjit dhe krimeve të luftës".
 
Lavrov, ndër të tjera ka shtuar se me një qasje të tillë nuk sheh alternativë që dërgon në një bashkëpunim mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.