Maqedoni

VMRO-DPMNE: Paaftësi e Zaevit, Filipçe të jep dorëheqje

11.02.2021 11:11

Pas informacioneve për shtyrjen e pranim-dorëzimit të 8000 vaksinave kundër Covid-19...

Pas informacioneve për shtyrjen e pranim-dorëzimit të 8000 vaksinave kundër Covid-19, që janë pjesë e donacionit të Serbisë për Maqedoninë e Veriut, nga VMRO opozitare kanë reaguar duke e akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për paaftësi.
 
VMRO kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
“Vonesa në pranim-dorëzimin e vaksinave që Qeveria Zaev e paralajmëroi për 10 ditë është pjesë e turpit dhe paaftësisë epike të Zaevit. Në vend që të justifikohen se edhe kjo është vetëm një perceptim, nesër ne presim që Filipçe të nënshkruaj dorëheqjen e tij dhe ta shpëtojë vendin nga paaftësia dhe turpi epik”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.