Botë

Masat e reja anti-Covid, deri më 25 shkurt Shqipëria mbyllet nga ora 20

11.02.2021 11:22

Nga sot, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orare 20 dhe-06 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt....

Nga sot, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orare 20 dhe-06 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt.
 
Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion. Qytetarët nuk do të mund të qarkullojnë më në rrugë pa një leje të posaçme apo pa maskën e vënë që është e detyrueshme.
 
Pas universiteteve, Komiteti i Ekspertëve ka marrë vendimin që të mbyllë edhe shkollat e mesme në ato qytete ku shkalla e infeksionit është më e lartë. Të gjithë gjimnazistët e zonave të rrezikuara kalojnë online, bashkë me maturantët. 
 
Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim.