Botë

Procesi i vaksinimit, 2.5 mld njerëz, ende s’e kanë marrë dozën e parë

11.02.2021 12:11

Situata në mbarë botën në lidhje me shpërndarjen e vaksinave kundër virusit Korona...

Situata në mbarë botën në lidhje me shpërndarjen e vaksinave kundër virusit Korona është shumë shqetësuese dhe këtë e shprehin shumë vende dhe organizata të ndryshme.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga UNICEF dhe OBSH, deri në këto momente rreth 75% e vaksinave të prodhuara janë shpërndarë në vetëm 10 vende.
 
“Deri tani tre të katërtat e vaksinave kundër koronavirusit janë aplikuar vetëm në 10 vende që përfaqësojnë 60% të GDP botërorë. Në rreth 130 vende me 2.5 miliardë persona ende nuk kanë arritur të marrin dozën e parë”, raportojnë drejtuesit e UNICEF dhe të OBSH. 
 
Varianti i koronavirusit i gjetur në Kent mund të bëhet lloji dominues në botës fundit ndërkohë alarmon ndërkohë  shefja e Programit të Mbikëqyrjes Gjenetike të Mbretërisë së Bashkuar. Sot në Britani janë regjistruar 1001 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 13,013 raste të reja. Numri i përgjithshëm i atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid në Mbretërinë e Bashkuar i tejkalon 13 milionë. 
 
Vaksinat aktuale u krijuan rreth versionit të parë të virusit korona, por shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë edhe kundër mutacioneve të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë po rekomandon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe në vendet që trajtojnë variantet e reja të virusit Korona.