Botë
Rreshje intensive të shiut përfshijnë gjithë territorin shqiptar
11.02.2021 11:46
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë gjatë natës...

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës.
Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problematike janë akset që lidhin bulevardin Vlorë – Skelë me rrugën Transballkanike. Problematike mbetet lagjja “Pavarësia”, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjja “28 Nëntori” pranë kishës Ortodokse në Vlorë.
Edhe pse nga ujësjellësi janë në gjendje gatishmëria, megjithatë reshjet e dendura të shiut bëjnë që situata të jetë e pamenaxhueshme.
