Maqedoni
Covid-19, mbi 20 mijë qytetarë kanë aplikuar për vaksinim
11.02.2021 13:00
Dje zyrtarisht u lansua faqja ,,vakcinacija.mk”, përmes së cilës qytetarët e Maqedonisë Së Veriut...

Dje zyrtarisht u lansua faqja ,,vakcinacija.mk”, përmes së cilës qytetarët e Maqedonisë Së Veriut mund të aplikojnë për vaksinim kundër Covid-19.
Sipas informacioneve, deri më tani mbi 20 mijë qytetarë kanë shprehur dëshirën të vaksinohen. Regjistrimi mund të bëhet përmes faqes në internet “vakcinacija.mk”. Gjatë së enjtes u tejkaluan edhe problemet që u shfaqën një ditë më parë dhe qytetarët mund të aplikojnë për vaksinim. Faqja nuk kërkon më nga ju që të futni kodin e sigurisë që mbërriti në numrin e telefonit. Siç është paralajmëruar, çdo qytetar do të jetë në gjendje të regjistrohet dhe vetë sistemi do të rigjenerojë të dhënat se kush do të thirret i pari për t’u vaksinuar, dmth cilit prej qytetarëve të paraqitur do t'i jepet përparësi. Përmes sistemit "Termini im" do të vendoset për kohën dhe vendin ku të njejtët do të vaksinohen.
