Maqedoni

Mak Canabis: Ilaçet e kanabisit të jenë në listën e fondit

11.02.2021 13:58

Mak Canabis kërkon nga deputetët që të miratojnë ndryshimet në Ligjin për Kontrollin e Barnave Narkotike dhe Substancave Psikotrope....

Mak Canabis kërkon nga deputetët që të miratojnë ndryshimet në Ligjin për Kontrollin e Barnave Narkotike dhe Substancave Psikotrope. Sipas tyre Komisioni Evropian për narkotikët,  ka dhënë pëlqimin, të cilin përbërja parlamentare duhet ta marrë parasysh. Ata kërkojnë që të shtohet lista e sëmundjeve që trajtohen me kanabis mjekësor e barërat e tilla të mbulohen nga Fondi Shëndetësor.
 
"Përmes ligjit  u miratuan vetëm  4 indikacione mjekësore, kanceri, multipleks skleroza, epilepsia dhe Hiv Sida, gjithcka tjetër u harrua ose u la për më vonë. E kjo “më vonë”,  kurrë nuk ndodhi gjatë këtyre 5 viteve e qytetarët që nuk kishin “fat” të vuajnë nga këto 4 sëmundje, në asnjë mënyrë nuk mund ta marin atë recetën famoze rozë, të cilën e përshkruan vetëm onkologu , neurologu ose infektologu. Në këtë mënuyrë pacientët ilacin e gjejnë vetëm në tregun ilegal të narkotikëve." , tha Gordana Trendovska-Serafimovska nga kompania prodhuese e kanabisit për qëllime mjekësore.
 
"Cekia e implementoi ligjin dhe u mundësoi qytetarëve të sëmurë që të trajtimet të mbulohen nga Fondi. Shpresojmë që edhe ne do ta bëjmë të njejtën në afatin më të shkurtër të mundshëm, sepse trajtimi me fitokomponentë të tillë të kanabisit, janë goxha të shtrenjta." , tha Kostandin Dukovski, kryetar i McCanabis.