Maqedoni
Nuk mbërrinë vaksinat nga Serbia, Qeveria: Duhet harmonzim i dokumenteve teknike
11.02.2021 15:29
Vendi ende ne pritje te vaksinave të para kundër Covid 19....

Vendi ende ne pritje te vaksinave të para kundër Covid 19. Edhe pse vaksinat e marra nga Sërbia duhej te arrinin sot, nje gje e tille nuk ndodhi me arsyetimin se siç thanë nga Qeveria , nevojitet harmonizim të dokumenteve teknike.
“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua (11 shkurt 2021, e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanoc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme, për të cilën do të informojmë më tej.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nga Serbia duheshin të arrinin 8000 vaksina të Pfizer. Në ngjarje u parashikua që të merrte pjesë edhe presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiç I cili vaksinat do tia dorëzonte kryeministrit Zaev dhe ministrit të shëndetsisë Filipçe.
VMRO: Paaftësi e pushtetit, Filipçe të dorëhiqet
Kjo ndodhi nuk ka ngelur pa u kritikuar nga partia me e madhe opoitare VMRO-DPMNE. Kreu i kesaj partie Mickovski mungesën e vaksinave e cilëson si paaftësi të madhe të pushtetit.
“Ky është turp I madh që po na ndodh. Jo vetëm që jemi të fundit, por edhe filluan të lozin “majt-ap” me ne. Ne vend që të ulen dhe ti nënshkruajnë dorëheqjet e tyre, ata ende tentojnë të gjejnë arsyetime, me disa njoftime të kota që I japin se u mungojnë dokumentet. Jo ju mungon mençuria.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
VMRO-DPMNE fajtor për këtë gjë e bën ministrin e shëndetsisë me çka kërkojnë dorëheqjen e tij.
LSDM: VMRO të rreshtuar gabimisht
Nga Lsdm thonë se Filipçe është duke e dhënë maksimumin për të luftuar pandeminë, ndërkaq lideri i opozitës, Hristijan Mickoski qëndron në skaj dhe publikojnë të pavërteta.
"Që nga fillimi i pandemisë së Covid dhe deri sot, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë në anën e gabuar, qëndrojnë në skaj, shpërndajnë të pavërteta dhe pështyjnë”, thonë nga LSDM.
Ndërkohë rreth 24 mijë qytetarë deri më tani janë paraqitur përmes aplikacionit online për vaksinim kundër Covid-19, informuan nga Ministria e Shëndetësisë. Webfaqja u lëshua në funksion të mërkurën dhe në të mund të paraqitet çdo qytetar me atë që sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët qytetarë do të kenë prioritet.
ERSAN PAJAZITI
