Maqedoni

Fillon përzgjedhja e 2964 kandidatëve për policë, Spasovski: Kjo flet për imazhin pozitiv të MPB-së

11.02.2021 15:42

Në qendrën e trajnimit në Idrizov ka filluar procesi I përzgjedhjes së kandidatëve të regjistruar për zyrtarë policor....

Në qendrën e trajnimit në Idrizov ka filluar procesi I përzgjedhjes së kandidatëve të regjistruar për zyrtarë policor. Gjigjsej kan konkuruar 2964 kandidat, prej tyre 2,365 burra dhe 599 gra, nga të cilët 600 do të zgjidhen si roje të ardhëshme për mbajtjen e rendit. Kjo shifër flet për imazhin pozitiv të ministrisë në mesin e popullatës së re, tha ministri përkatës Oliver Spasovski.
 
"Të gjithë këta të rinj në kuadër të konceptit gjithëpërfshirës të provimeve do të kalojnë së pari ekzaminime fizike dhe më pas psikologjike, pastaj ekzaminime të njohurive dhe sigurisë dhe kontrolleve shëndetësore, duke respektuar protokollet e nevojshme epidemiologjike dhe shëndetësore, në mënyrë që deri në fund të Marsit, pra në fillim të prillit i gjithë procesi selektiv do të përfundojë me renditjen e saktë të pikëve të të gjithë kandidatëve.", tha Oliver Spasovski, ministri i brendshëm.
 
Spasovski shtoi se  ka filluar identifikimi i njerëzve të rinj nga grupi i dhomës publike. Deri më tani, krijuesi dhe administratori i grupit janë ndaluar dhe u është shqiptuar masa e paraburgimit, dhe gjithashtu janë ngritur kallëzime penale kundër katër personave.
 
SEDAT SELIMI