Maqedoni
Covid 19, shumica e qytetarëve nuk duan të vaksinohen
11.02.2021 16:15
Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar për TVM2, u shprehën se nuk janë të gatshëm të pranojnë anti-Covid vaksinën....

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar për TVM2, u shprehën se nuk janë të gatshëm të pranojnë anti-Covid vaksinën. Arsyet për mos vaksinim ishin nga më të ndryshmet. Disa dyshojnë në vaksinën dhe efektet ansore që mund të ketë dhe disa druajnë shkaku i moshës.
"Jo, nuk e pranoj sepse çka nuk bëhët me vaksinat, unë nuk I besoj"...
"Jo, nuk e pranoj, thjeshtë nuk dua ta pranoj!"....
"Nuk e pranoj, nuk dua ta pranoj sepse nuk besoj në vaksinën. Më duket e dyshimt e gjithë kjo"....
"Nuk e pranoj vaksinën, cka më duhet mua jamë 90 vjec ajo nuk më mbron mua në këtë moshë por mund të më bëjë keq sepse ka efekte ansore.", thanë qytetarët për TVM2.
Por ka edhe nga ata që thonë se për t’i dhënë fund kësaj pandemie që ka tronditur globin, duhet të vaksinohen të gjithë, por ata nuk dinë se ku të drejtohen për ta pranuar vaksinën.
"Patjeter do ta pranoj, vaksina është për të mirën e të gjithëve. Vaksinën e kanë shpikur njerëzit e mencur nuk e kanë shpikur njerëz të rëndomt dhe duhet me pranuar cdonjëri që ti jepet fund kësaj panedemie sepse na ka shqetësuar të gjithëve"....
"Do ta pranoj vaksinën, sepse cdo ditë janë në treg dhe aty ka shumë njerëz dhe mund të infektohem, kjo më mbron.", thanë qytetarët për TVM2.
Dy ditë më parë Ministri i Shëndetësisë njoftoi se, çdo qytetar i vendit do të ketë mundësi përmes webfaqes të paraqitet për tu vaksinuar. Webfaqja është në funksion prej dje dhe qytetarët mund ta vaksinohen nëpër punktet e poliklinkave, por vaksinat akoma nuk kanë arritur në vendin tone.
Brenda këtij muaji pritet që të vijë 200.000 dozat e para të vaksinës kineze “Sinofarm”, njoftuan nga M.shëndetësisë edhe pse nuk kanë dhënë datë të sakt se kur do të arrijnë të njejtat.
FARIJE DAUTI BAKIU
