Maqedoni

Covid 19, 7 viktima, 416 raste të reja, 278 të shëruar

11.02.2021 16:47

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2705 testime të bëra ka regjistruar 416 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2705 testime të bëra ka regjistruar 416 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë shëruar 278  pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 186 raste i pasuar nga Prilepi me 37, Kavadari 29, Ohri 23, Velesi dhe Struga me 16, Tetova me 13 dhe qytetet e tjera me numër më të  ulët të  të infektuarve.
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 7 pacientë, prej të cilëve tre pacientë nga Shkupi, dy në Strugë dhe nga një në Ohër dhe Kavadar. 
 
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup po shërohen 258  pacientë të rinj. Në 24 orët e fundit në qendrat kovid janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj. 
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 96.152 prej tyre janë shëruar 87.122 kanë humbur jetën 2966 dhe numri i rasteve aktive shënon 6064.  
 
FLUTRA LATIFI TOPOJANI