Maqedoni

Transparency International: Po shpallen ende vende pune me arsimim joadekuat

11.02.2021 17:13

47% nga rekomandimet e dhëna NGA Transparencz International në lidhje me punësimin në sektorin publik...

47% nga rekomandimet e dhëna NGA Transparencz International në lidhje me punësimin në sektorin publik kanë filluar të zbatohen nga ana e qeverisë, u tha në prezentimin e raportit të monitorimit për korrupcion në punësimet në sektorin publik.
 
Megjithatë, sipas Sllagjana Taseva nga Transparency International shqetësuese mbetet fakti se nëpër shpallje kërkohet arsimim joadekuat në lidhje me vendin e punës.
 
"Konstatojmë se në lidhje me rekomandimin që ka të bëjë me përputhjen e nivelit të shkollimit që kërkohet të posedojë kandidati për punësim në sektorin public dhe qëllimin e vendit të punës në të cilin punësohet, përsëri në pjesë të shpalljeve kërkohet ose arsim joadekuat ose shkruhet definicion i gjatë për arsimimin e nevojshëm”, u shpreh Sllagjana Taseva nga Transparency International.
 
Taseva theksoi se menjëherë pas publikimit të rekomandimeve është vërejtur vullnet politik te Qeveria për zbatimin  tyre, por nuk ka ende rezultate konkrete, për shkak se reformat sipas saj janë process I gjatë. Nga ekzekutivi u treguan të hapur që të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet relevante në shtet për të çrrënjosur korrupcionin. 
 
“Ky është dokument i rëndësishëm që të vazhdoj monitoringu për këto politika. Unë shpresoj që Kuvendi do të zhbllokohet nga ana  e të gjitha bllokadave që ndodhin edhe në komisione edhe në seanca plenare. Të gjithë e dine se sa kohë presim që të miratohet edhe strategjia. Ky vit është koha për zgjidhjen e punëve teknike”, theksoi zv/kryeministri kundër korupcionit Ljupço Nikollovski.
"Numri më I madh I rekomandimeve janë implementuar dhe të inkorporuara në ligjin e ri për punonjësit administrativ apo janë parashikuar që të miratohen si akte nënligjore", u shpreh ministri i administratës dhe shoqërisë informatike Jeton Shaqiri.
 
Bashkëpunimi më I madh  me sektorin joqeveritar dhe Komisionin për anti-korrupcion, qeverisë do ti ndihmoj ti identifikoj sferat prioritare dhe modelet të praktikave mnë të mira në zhvillim të integritetit dhe transparencës, u tha mes tjerash në këtë prezentim. 
 
ERSAN PAJAZITI