Maqedoni

Vazhdon pagesa e subvencioneve për duhan

19.11.2014 13:36

Ministria e Financave njoftoi se sot 3/504 kooperantëve të Sokotab - Manastir dhe Alajans an - Kavadar...

Ministria e Financave njoftoi se sot 3/504 kooperantëve të Sokotab - Manastir dhe Alajans an - Kavadar do t'u paguhen subvencionet për duhanin e blerë nga rekolta e vitit 2013.
 
Ministria pagoi 88,9 milionë denarë për periudhën e blerjes nga 27 shkurti deri më 15 marsi i këtij vitit gjegjësisht gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kur u ndalua pagesa e subvencioneve për shkak të dispozitave nga Kodi Zgjedhor.
 
Në kumtesën nga Ministria e Financave thuhet se vazhdon pagesa e rregullt për mbështetje të bujqësisë, si një prej degëve bartëse të ekonomisë së Maqedonisë./MIA