Basketboll

Kobi Brajant koshashënuesi i katërt më i mirë në historinë e NBA

19.11.2014 14:07

Kobi Brajant është bërë basketbollisti I katërt në historinë e NBA ligës I cili ka arritur të kaloj kuotën e 32.000 pikëve të shënuara...

Brajant, me 28 pikë të shënuara, kontriboi në fitoren e dytë sivjet të Lejkersave, të korrur kundër Atllantës si mysafir, me 114:109 dhe tani në listën e koshashënuesve më të mirë në histori, para tij mbeten vetëm edhe Majkëll Xhordan, Karll Melloun dhe Karim Abdull Xhabar. 
 
Okllahoma edhe përkundër faktit që e nisi për mrekulli ndeshjen kundër Jutas dhe edhe pse kishte 17 pikë përparsi, në fund u pajtua me fatin dhe humbi bindshëm me 98:81.
 
Alec Burks me dabëll dabëll prej 20 pikë e 14 kërcime, Burk me 17 poena si dhe Enes Kanter me një dabëll dabëll tjetër, prej 16 pikë e 15 kërcime, kontribuan në fitoren e xhazistëve.
 
Në dy ndeshjet tjera të luajtura mbrëm, Milluoki mundi Nju Jorkun, ndërsa Nju Orleans ishte më I sukses`shëm se Sakramento. 
 
MUSTAFA ADEMI