Maqedoni
Parashikimi i motit
12.02.2021 09:04
Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, paradite në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri mesatare....

Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, paradite në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit më e përforcuar në drejtimin veriperëndimor.
Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në -7 gradë Celsius.
Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.
Edhe gjatë fundjavës do të ketë mot të ftohtë por pritet të ketë edhe reshje të borës.
