Maqedoni
Ulen temperaturat, minus 9 gradë në Mavrovë
12.02.2021 10:06
Moti I ftohtë ka përfshirë edhe vendin tonë....

Moti I ftohtë ka përfshirë edhe vendin tonë. Këtë mëngjes pothuajse në të gjithë vendin janë regjistruar temperatura të ulëta.
Temperatura më e ulët është matur në Mavrovë – 9 dhe në Berovë dhe Kriva Pallankë – 8 gradë. Temperatura në Krushevë ishte -7 gradë, në Prilep, Vinicë dhe Kumanovë -5, në Shtip dhe në Tetovë -4, Shkup-Petrovec -3, Lugina e Shkupit, Strumicë dhe Dibër -2, në Demir Kapi dhe Dojran – 1, në Gjevgjeli një, në Ohër zero gradë dhe në Pretor dy gradë Celsius.
