Maqedoni
Gjykata Supreme zgjedh kryetarin, në garë Ademi, Nedellkova dhe Saiti
12.02.2021 10:17
Këshilli Gjyqësor sot zgjedh kryetarin e Gjykatës Supreme....

Këshilli Gjyqësor sot zgjedh kryetarin e Gjykatës Supreme. Në garë për kryetar të Supremes janë, gjykatësit suprem Besa Ademi, Lidija Nedellkova dhe Xhemali Saiti.
Lidija Nedellkova paraprakisht e ka udhëhequr Gjykatën Supreme, ndërsa ishte edhe kryetare e Gjykatës Penale.
Xhemail Saiti është tanimë 4 vjet në Gjykatën Supreme. Paralelisht është edhe kryetar i Shoqatës së Gjykatës .
Besa Ademi ka ardhur në gjykatën Supreme para 16 viteve nga Gjykata e Apelit. Në mars të vitit 2020, kur Besa Ademi udhëhiqte me Këshillin në Supreme kyr u votua shkarkimi i Jovo Vangellovskit. Ajo ka konkuruar për këtë post bashkë me Nedellkovën, edhe në vitin 2017 por karriken e parë të Supremes në atë vit e mori Vangellovski.
Kreu i Supremes ka një mandat 4 vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për katër vite tjera.
Për kryetar të gjykatës zgjedhet ndonjë gjykatës i cili në dy vitet e fundit nga ana e Këshillit Gjyqësor është vlerësuar me notë më të lartë pozitive, e në krahasim me kandidatët e tjerë, duhet të ketë numër më të madh të pikëve, në pajtueshmëri me ligjin.
Prej më 10 shtator të vitit 2019-të, ushtrues detyre në Gjykatën Supreme, ishte Faik Arsllani.
