Maqedoni

"Fraksionistët" i përgjigjen Mickoskit: Je izoluar nga fjalori yt i papërshtatshëm

12.02.2021 10:40

Bordi Nismëtar për Kongresin e Jashtëzakonshëm në VMRO DPMNE, thotë se lideri MIckovski...

Bordi Nismëtar për Kongresin e Jashtëzakonshëm në VMRO-DPMNE, thotë se lideri MIckovski, në vend që të japë llogari, fyen ata që votuan për të në krye të partisë në 2017.
 
Bordi nismëtar për kongresin e jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE, iu kunderpërgjigj Hristijan Mickoskit, i cili dje u tha atyre se ata janë "robër dhe shërbëtorë të Zoran Zaevit". 
 
“Fjalori i papërshtatshëm i Mickoski dhe kërcënimet që ai bën janë të njohura nga qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse Mickoski është i izoluar", thuhet në reagimin e Bordit Nismëtar.