Maqedoni

Besa Ademi zgjidhet në krye të Gjykatës Supreme

12.02.2021 11:20

Besa Ademi, gjyqtare në Gjykatën Supreme, është zgjedhur kryetare e gjykatës.

Besa Ademi, gjyqtare në Gjykatën Supreme, është zgjedhur kryetare e gjykatës. 
 
Ademi mori fitoi votat e bashkësive etnike në një raport prej 4:1. I vetmi që ishte kundër zgjedhjes së saj ishte anëtari Mirsad Surroi. në garë për karriken e parë të Supremes, bashkë me Ademin ishin edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedelkova . 
 
Besa Ademi ka ardhur në gjykatën Supreme para 16 viteve nga Gjykata e Apelit. Në mars të vitit 2020, kur Besa Ademi udhëhiqte me Këshillin në Supreme kyr u votua shkarkimi I Jovo Vangellovskit. Ajo ka konkuruar për këtë post bashkë me Nedellkovën, edhe në vitin 2017 por karriken eparë të supremes në atë vit e mori Vangellovski. Kreu i Supremes ka një mandat 4 vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për katër vite tjera. 
 
Për kryetar të gjykatës zgjedhet ndonjë gjykatës i cili në dy vitet e fundit nga ana e Këshillit Gjyqësor është vlerësuar me notë më të lartë pozitive, e në krahasim me kandidatët e tjerë, duhet  të ketë numër më të madh të pikëve, në pajtueshmëri me ligjin. Prej më 10 shtator të vitit 2019-të, ushtrues detyre në Gjykatën Supreme, ishte Faik Arsllani.