Botë
Raportimi mbi virusin korona dhe ujgurët,Kina ndalon transmetimet e BBC-së
12.02.2021 11:40
Kina ka ndaluar transmetimin e kanalit prestigjioz britanik BBC World News në vend....

Kina ka ndaluar transmetimin e kanalit prestigjioz britanik BBC World News në vend.
“Administrata Shtetërore për Film, Televizion dhe Radio nuk lejon BBC-në që të vazhdojë transmetimin në Kinë, dhe nuk pranon aplikimin vjetor për transmetim” është thënë mes të tjerash në njoftim. Kina ka kritikuar BBC-në për raportimin e saj mbi virusin korona dhe mbi trajtimin e çështjes së pakicës etnike të Ujgurëve.
Media britanike tha se ishte “zhgënjyer” nga vendimi.“BBC është transmetuesi më i besuar i lajmeve në botë dhe raporton nga e gjithë bota në mënyrë të saktë, të paanshme dhe pa frikë apo favorizim”, është thënë mes tjerash në komentin e zëdhënëses së BBC.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi autoriteti britanik i mediave, i ka refuzuar televizionit shtetëror kinez China Global Television Network (CGTN), licencën për transmetim.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së dënoi vendimin, duke e quajtur atë pjesë të një fushate më të gjerë për të shtypur lirinë e medias në Kinë
