Maqedoni

Covid 19, 30 mijë qytetarë të paraqitur për t’u vaksinuar

12.02.2021 11:53

Në webfaqen “Vakcinacija.mk” deri mëngjesin e së premtes kanë aplikuar rreth 30.000 qytetarë....

Në webfaqen “Vakcinacija.mk” deri mëngjesin e së premtes kanë aplikuar rreth 30.000 qytetarë. Faqja e internetit u lëshua në përdorim  të mërkurën dhe përmes saj qytetarët mund të paraqiten nëse dëshirojnë të vaksinohen. Çdo qytetar i cili do ta plotësojë aplikacionin, regjistrohet në sistemin elektronik “Termini Im”, ndërsa mjeku i familjes do të mund t’i shohë të dhënat e pacientit.
 
“Procesi i vaksinimit të qytetarëve do të zhvillohet në tri faza sipas grupeve të prioritare. Në pajtim me orarin e paraparë në planin, mjeku i familjes do t’i thërrasë dhe informojë qytetarët për datën dhe orën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që do ta zgjedhin gjatë regjistrimit”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
 
Siç thekson Ministria, në fazën e parë është paraparë të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë me pacientë me COVID në kushte spitalore dhe janë të ekspozuar në rrezik shumë të lartë të infektimit, ndërsa në këtë fazë janë edhe grupet e tjera prioritare për vaksinim: personat më të moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjes, të përcaktuara me rrezik mbi bazë të moshës, persona më të vjetër se 70 vjet.