Maqedoni
Shahpaska: Regjistrimi na ndihmon për ndërtim të politikave
12.02.2021 13:57
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, thekson nevojë për regjistrim të popullsisë....

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, thekson nevojë për regjistrim të popullsisë, pasi si ministri që ka në fokus kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, si fëmijët, punëtorët, pensionistët, apo personat me pengesa, regjistrimi do të ndihmojë këtë ministri dhe qeverinë për ndërtimin e politikave, duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve. Regjistrimi është operacion statistikor e jo politik, i cili duhet të organizohet sipas standardeve të OKB-së dhe Eurostat-it, thotë Shahpaska.
“Nga përgjigja e pyetjes se cila është mosha e popullsisë varen politikat tona për zgjerimin e kapaciteteve në objektet parashkollore, apo ndërtimin e shtëpive të pleqve. Nevojat e tregut të punës dhe nevoja për kualifikim apo trajnim të forcës punëtore, janë parakusht i rëndësishëm për zvogëlim efikas të papunësisë, por edhe për sigurimin e rritjes ekonomike. Nëse dhe sa është e përfaqësuar barazia gjinore në tregun e punës, si është gjendja me buxhetimin gjinor, janë një pjesë e pyetjeve që do të marrim përgjigje nëpërmjet regjistrimit, nga të cilat do të varen strategjitë tona të ardhshme.”,- tha Jagoda Shahpaska nga MPPS.
Ajo njëherit theksoi se të dhënat e regjistrimit do të mundësojnë planifikim efikas të sistemit pensional si dhe kujdesin për personat me pengesa për të cilët duhet mundësuar përfshirje të plotë, që mundësohet vetëm me pasqyrë të plotë të gjendjes në teren, përgjigje që mund t’i marrim me realizimin e regjistrimit, tha ministrja e punës dhe politikës sociale.
GYLTENE SINANI
